Alfabeti Gjerman - Leksion i Plotë për Fillestarët
Updated: Aug 10
Hapi i parë për të mësuar gjuhën gjermane është alfabeti dhe rregullat e leximit. Në këtë leksion do të mësosh gjithçka rreth kësaj teme. Në fund do të jesh në gjëndje të lexosh rrjedhshëm gjermanisht, edhe pa kuptuar asnjë fjalë.
Gati? Vazhdojmë!
Alfabeti Gjerman - Das Alphabet
Alfabeti gjerman ka 26 shkronja dhe shkruhet me sistemin latin. Shumica e shkronjave shkruhen njësoj si në shqip, por gjermanishtja ka 3 umlaute (“ä,” “ö,” and “ü”) dhe një shkronjë Eszet (“ß”) që shqiptohet si s.
Shkronja | Shqiptimi | Shembull |
A | a | Apfel (molla) |
B | be | Buch (libri) |
C | ce | Clown (kllouni) |
D | de | Dusche (dush) |
E | e | Elefant (elefant) |
F | ef | Fisch (peshk) |
G | ge | Gast (i ftuari) |
H | ha | Haus (shtëpi) |
I | i | Insel (ishull) |
J | jot | Jacke (xhaketa) |
K | ka | Katze (mace) |
L | el | Löwe (luan) |
M | em | Milsch (qumësht) |
N | en | Nase (hunda) |
O | o | Obst (fruta) |
P | pe | Post (posta) |
Q | ku | Quadrat (katror) |
R | er | Rose (trëndafili) |
S | es | Sonne (dielli) |
T | te | Tier (kafshë) |
U | u | U-bahn (metro) |
V | fau | Vogel (zogu) |
W | ve | Wasser (ujë) |
X | iks | Xylofon (ksilofon) |
Y | ypsilon | Yoga (joga) |
Z | zet | Zebra (zebra) |
Alfabeti gjerman ka dhe katër shkronja të tjera, që nuk i hasim në alfabetin tonë shqip. Ato janë si më poshtë
Shkronja | Shqiptimi | Shembull |
Ä ä | e | Käse (djathë) |
Ö ö | ë | Öl (vaj) |
Ü ü | y | Übung (ushtrim) |
ẞ | s | Fuẞ (këmba) |
Shkronjat umlat janë shkruar historikisht si a,o, u duke u shoqëruar me një e. Por me kohën, ato ndryshuan me shenja pikësimi sipër dhe përdoren si sot. Mbajeni mend këtë hile të vogël, sepse nëqoftëse jeni duke shkruar në kompjuter dhe tastiera nuk i ka umlatet gjermane mund thjesht të shtoni një -e (ae, oe, ue) dhe jeni të kuptueshëm dhe të saktë.
Kurrë mos përdorni shkronjat -a, o, u në vend të umlauteve. Ato dy pikat e vogla lart i ndryshojnë komplet kuptimin fjalës. Psh zählen përkthehet si numëroj, por fjala zahlen do të thotë paguaj. Ngatërresa të vogla si këto mund të sjellin keqkuptime të mëdha.
Mbani mend, thjesht shtoni një -e, nqs nuk mund të përdorni pikat lart, në tastierë.
Alfabeti gjerman është i vetmi në botë që përdor shkronjën ß (Eszett)
Gjithsesi kjo është me e zakonshme në Gjermani dhe Austri, ndërsa në Zvicër shkronjën ß zakonisht e zëvëndësojnë me -ss. Pra nga fuß bëhet fuss.
Shkronja ß gjendet në mes ose në fund të fjalës, kurrë në fillim.
Kliko videon më poshtë, për të praktikuar shqiptimin e shkronjave.


Comments