Numrat në Gjermanisht nga 1 deri në 20
Për çdo fillestar në gjuhën gjermane, është shumë e rëndësishme të mësojë numrat, pasi ata janë të domosdoshëm kur udhëton, komunikon me folës amtare apo bën blerje në dyqane. Në përditshmëri, numrat përdoren për të treguar orën, datën, masat, çmimet etj.
Në vijim të serisë së leksioneve “Hyrje në Gjermanisht”, kësaj radhe do të fokusohemi te numrat nga një (1) deri në njëzet (20).
Zero - Null
Numri i parë që duhet të mësosh është null, që do të thotë zero në gjermanisht. Shqiptohet nul.
1-10
Për të mësuar numrat nga 1 deri në 10, është shumë e rëndësishme që së pari të mësosh shqiptimin e tyre. Për shembull, numri eins (1) shqiptohet ajns, pasi diftongu „ei“ në gjermanisht shqiptohet aj.
Gjithashtu, z në fillim të fjalës shqiptohet ts, ndaj zwei (2) shqiptohet tsvaj.
Për më shumë, hidhini një sy këtij leksioni për të mësuar më mirë shqiptimin në gjermanisht.
Numri | Shkruhet | Shqiptohet |
1 | eins | ajns |
2 | zwei | tsvaj |
3 | drei | draj |
4 | vier | fir |
5 | fünf | fynf |
6 | sechs | zeks |
7 | sieben | zibën |
8 | acht | aht |
9 | neun | nojn |
10 | zehn | ce:n |
11-20
Nga numri 13 deri në 19, ndërtimi i fjalës është shumë i thjeshtë dhe logjik. Për shembull, dreizehn (13) përbëhet nga drei (3) + zehn (10). E njëjta logjikë aplikohet edhe te numrat më të mëdhenj se 20, por ky është një leksion për një herë tjetër, pasi të kesh mësuar bazat e gjermanishtes.
Kini kujdes me shqiptimin e umlauteve, të cilat nuk kanë një gjegjëse të saktë në shqip. Për të shqiptuar saktë ä, ö, ü, duhet pikësëpari të mësosh alfabetin gjerman.
Numri | Shkruhet | Shqiptohet |
11 | elf | elf |
12 | zwölf | tswëlf |
13 | dreizehn | drajce:n |
14 | vierzehn | fiirce:n |
15 | fünfzehn | fynfce:n |
16 | sechszehn | zehce:n |
17 | siebzehn | ziibce:n |
18 | achtzehn | ahtce:n |
19 | neunzehn | nojnce:n |
20 | zwanzig | tsvansig |
Në videon e Inalingua në youtube mund të praktikosh shqiptimin në gjermanisht duke dëgjuar dhe përsëritur numrat. Mos harro të na ndjekësh, për më shumë leksione në gjermanisht dhe gjuhë të tjera.

Comments