top of page

Shqiptimi në Gjermanisht - Leksion i Plotë për Fillestarët

Aug 10
4 min read

Updated: Aug 11

Edhe nëqoftëse nuk di asnjë fjalë gjermanisht është shumë e thjeshtë të mësosh të lexosh në gjuhën gjermane. Gjithçka duhet të bësh është të mësosh rregullat bazë të shqiptimit të shkronjave dhe diftongjeve. Pas këtij leksioni dhe me pak praktikë do të jesh të gjendje të lexosh rrjedhshëm gjermanisht. Le tja fillojmë! 


Si shqiptohet ‘sch’


 Sch lexohet si sh, në gjuhën shqipe pavarësisht pozicionit të saj në fjalë. Ky është një nga diftongjet që do ta hasni më shpesh në gjermanisht


Ja disa shembuj;

Shembuj (Sch)

Shqiptimi

Përkthimi në shqip 

der Schnee

der shnee

bora

die Schokolade

die shoko-LA-de

Çokollatë 

das Schlittenfahren

das SHLIT-ten-faa-ren

Rrëshqitje me slitë


Schon

shoon

tashmë 

Schön

shyn

i/e bukur 

es schneit

es SHNAJT

bie borë

Schenken

SHEN-ken

dhuroj

das Geschenk

das gə-SHENK 

dhurata

ps. Vini re ndryshimin në shqiptim të fjalës schon me schön. Prania e umlautit ö ndryshon krejt kuptimin e fjalës, ndaj është shumë e rëndësishme që para së gjithash, të mësoni alfabetin gjerman dhe shqiptimin e alfabetit.


Si shqiptohet ‘ei’


Në gjermanisht, sa herë shkronja -e dhe -i shkruhen bashkë -ei lexohet si - aj. 


Shembull me -ei

Shqiptimi

Përkthimi 

Ei

aj

vezë 

ein

ajns

një 

zwei

tsvaj

dy

drei

draj

tre

mein

majn

e imja

dein

dajn

e jotja

schreiben

SHRAJ-ben

shkruaj

Der Wein

der Vajn

vera


Si shqiptohet ‘ie’


Diftongu ie shqiptohet si -i e zgjatur. Kjo do pak praktikë, pasi fillestarët shpesh nuk e zgjasin i-në, ose e ngatërrojnë me -ei (që shqiptohet si aj). Këto ngatërresa të vogla mund të shkaktojnë hutim tek bashkëfolësi gjerman. 


Le ti hedhim një sy disa shembujve; 


Shembuj me -ie

Shqiptimi

Përkthimi

Vier 

fiir

katër

Sieben 

ZII-ben

shtatë 

das Lied

das liit

kënga

riechen

RII-hen

nuhas

wieder

VII-da

përsëri

Siehts du?

ziist duu?

A shikon? 

Der Spiegel 

der Shpii-gël 

pasqyra


Si shqiptohet ‘eu’ dhe äu


Rregulli i shqiptimit është shumë i thjeshtë; sa herë që kemi eu ose äu shqiptohet si oj. Ndryshimi mes këtyre diftongjeve duhet mësuar për hir të drejtshkrimit dhe formimit të fjalës, pasi shqiptimi është i njëjtë.


Më poshtë disa shembuj;

Shembuj me -eu

Shqiptimi 

Përkthimi

Heute 

HOJ-te

sot

die Leute 

di LOJ-të

njerëzit

euch

OJsH

ju

das Neujahr

NOJ-jaar 

Viti i Ri

Ich freue mich auch

ih FROJ-ë mih AUH

pres me padurim

Häuser

Hoj-zer

shtëpi

Bäume

Boj-me

pemë

Träume

Troj-me

ëndërr

Käufer

Koj- fer

blerës


Si shqiptohet ‘ch’


Ch është një nga kombinimet e bashkëtingëllore që i ka dhënë gjermanishtes reputacionin si një gjuhë e ashpër, pasi shqiptimi është grykor. Rregulli i përgjithshëm është që kur diftongu -ch ka përpara zanoret a, au, o dhe u shqiptohet me grykë si h-ja e shqipes. Kështu psh machen (bëj) shqiptohet si ma-hen.


Kur diftongu ch ka përpara zanoret i, e, eu dhe ü, tingulli h shqiptohet si një fërshëllimë, shqiptimi i të cilit është shumë i ngjashëm mes shkronjës h dhe q të shqipes. Për shembull, ich (unë) shqiptohet si ih(q).


Një këshillë:  Mos u shqetëso nëse tingulli ch nuk të del perfekt që në fillim. Dëgjimi dhe përsëritja janë mënyra më e mirë për ta përvetësuar.


Shembuj me -ch

Shqiptimi

Përkthimi

machen

Ma-hen

bëj

hoch

hoh

lart

suchen

zuu-hen

kërkoj

nacht

naht(t)

nata

Weihnachten

VAJ-nahten

Krishtlindja


Rregulla të tjera

Gjermanishtja ka dhe disa rregulla të tjera shqiptimi, të rëndësishme për tu mbajtur mend:


  • Shkronja V në fillim të shumë fjalëve shqiptohet si F-ja në shqip. Për shembull, Vater (baba) shqiptohet afërsisht Fater, ndërsa Vogel (zog) shqiptohet Fogel.


  • Shkronja Z në fillim të fjalës shqiptohet si „ts“, afërsisht si tingulli „c“ në shqip. Për shembull, Zeit (kohë) shqiptohet Cajt, ndërsa zwei (dy) shqiptohet Tsvaj.


  • Kur S është në fillim të një fjale dhe pasohet nga zanore, zakonisht shqiptohet si Z. Psh. sieben → ziiben, sehen → zeen (shoh)


  • SP / ST në fillim të fjalës → SHP / SHT. Kështu psh. Spiegel → shpiigël, pielen → shpiilën, Straße → shtraasë, stehen → shteen


  • Diftongu -er në fund të fjalës zakonisht nuk shqiptohet si „er“ me r të fortë. Shpesh tingëllon afërsisht si „a“: 

Psh. Mutter → mut-a,  Vater → fat-a, Lehrer → leer-a, der → dea


Në gjermanisht, B, D dhe G në fund të fjalës shpesh shqiptohen si tingujt e tyre të shurdhët:

  • B → P

    • lieb → liip — i dashur

  • D → T

    • und → unt — dhe

  • G → K

    • Tag → taak — ditë

Kjo është arsyeja pse disa fjalë gjermane mund të duken sikur shkruhen ndryshe nga mënyra se si shqiptohen.


Kujtesë


Mësimi i alfabetit është hapi i parë për të mësuar gjermanishten. Para së gjithash, duhet të mësosh shqiptimin e shkronjave, në mënyrë që të mësosh si të lexosh dhe të flasësh saktë.

Për shembull, shkronja W shqiptohet gjithmonë si V-ja e shqipes. Prandaj, fjala wieder shqiptohet afërsisht vii-da.

Gjithashtu, shkronja ß shqiptohet si ss. Për shembull, Fuß (këmbë) shqiptohet afërsisht fuus.


📌 Mbaj mend: shqiptimi i saktë i shkronjave është baza për të lexuar saktë fjalët gjermane. Sa më mirë të njohësh alfabetin dhe rregullat e shqiptimit, aq më lehtë do të bëhet leximi dhe shqiptimi i fjalëve të reja.

📖 Leksionin e plotë për të mësuar alfabetin mund ta gjeni në këtë postim.

🎧 Për të dëgjuar shqiptimin e alfabetit, mund të ndiqni këtë video në kanalin YouTube të InaLingua.


Përmbledhje e Mësimit 


Për t’i mbajtur mend më lehtë, këto janë disa nga rregullat më të rëndësishme:


Kombinimi / Shkronja

Shqiptimi

sch

sh

ei

aj

ie

I e zgjatur

eu

oj

äu

oj

ch pas a/o/u/au

h grykore

ch pas i/e/ä/ö/ü/eu/ei

midis h dhe q

v

f ose v, në varësi të fjalës

w

v

z

ts

S në fillim të fjalës 

z, në shumë raste

Sp në fillim të fjalës 

shp

Sp në fillim të fjalës

sht

-er në fund

Afërsisht -a e mbytur

B në fund

p

D në fund të fjalës 

t

G në fund të fjalës

k


Në videon e Inalingua në youtube mund të praktikosh shqiptimin në gjermanisht duke dëgjuar dhe përsëritur fjalët. Mos harro të na ndjekësh, për më shumë leksione në gjermanisht dhe gjuhë të tjera.



Comments


Drop Me a Line, Let Me Know What You Think

© 2035 by Train of Thoughts. Powered and secured by Wix

bottom of page